×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Fqinjët rrahin keq nënë e bijë në Tiranë pasi nuk hidhnin plehrat në kazan

    Reporteri
    16 Janar 2021 | 21:07

    Dikush mund të ketë si fqinj një person që e lë qesen e mbeturinave në ashensor. Një tjetër mund të shikojë si flaken plehrat nga dritarja, si lihen në derën e shtëpisë apo si hidhen në rrugë.


    Por disa komshinj në Tiranë janë agravuar dhe e kanë duruar aq shumë njëri-tjetrin sa rrahja masive mes tyre, ka ndodhur përpara një koshi mbeturinash. Si shkak ishte hedhja e qeses me plehra jashtë kazanit. Burimet e gazetës Si, thonë se një çift bashkë me vajzën e tyre janë goditur nga shtetasja R. S.

    Vajza e R. S kaloi para nesh me qesen e mbeturinave dhe nuk i hodhi ato në kazanin përkatës, por i la jashtë, në rrugë. Duke qenë se ky veprim i pakëndshëm ndot ambientin, i thashë vajzës: “Merri mbeturinat dhe hidhi në kazan”, thotë në polici kallëzuesja.

    Bëhet me dije se vajza nuk ka reaguar, por ka vazhduar rrugën. “Pas pak minutash doli nga banesa e ëma dhe bëri të njëjtin veprim. I la plehrat jashtë kazanit.

    Pasi i hodhi plehrat, u kthye drejt nesh dhe filloi të na ofendojë së përse i folëm vajzës. U afrua dhe me kapi për fyti dhe më goditi”, përshkruan gruaja me inicialet Sh. B.

    Të dyja gratë janë përleshur, nga njëra anë fqinja e pabindur ka këmbëngulur se do vazhdojë të bëjë të njëjtën gjë, dhe nga ana tjetër gruaja që i ka kërkuar të mos e ndotë ambientin, e cila e ka goditur me sende të forta.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!