×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gati për valën e dytë të virusit, Rama: Spitali COVID 4 drejt përfundimit

    Reporteri
    27 Maj 2020 | 22:26

    E ndërsa ekspertët e shëndetit në mbarë botën kanë folur për një valë të dytë të koronaviorusit,kryeministri Edi Rama tha se nëse vjen Shqipëria është e përgatitur që ta përballojë.


    Ai tha se COVID 4, spitali pranë autostradës Tiranë-Durrës është rindërtuar me standarde të një spitali pritës për të mbështetur reanimacionin dhe po pajiset edhe me të gjithë logjistikën e nevojshme.

    Rama: Vala e re mund të vijë me të ftohtin por në ardhtë do të jemi të përgatitur ta përballojmë. Po vazhdojmë të përgatitemi për të fuqizuar sistemin e për të qenë gati për një valë të re. Struktura spitalore pranë autostradës Tiranë- Durrës është rindërtuar me standarde të një spitali pritës për të mbështetur reanimacionin dhe po pajiset edhe me të gjithë logjistikën e nevojshme. Mjekët dhe i infermierët na bënë krenare, u treguan heronj të vërtetë. U dha një përgjigje dërrmuese gjithë dhunuesve që u kanë nxirë jetën me fyerje, ofendime, thashetheme deri me grushte kur ata kanë shpëtuar qindra mijëra jetë njerëzish në këto 3 dekada të vështira. Si kurrë më parë krenarë në sytë e fqinjëve italianë dhe kurrë nuk do të paragjykohemi për shkak të emrit albaneze.

    Shefi i qeverisë theksoi se edhe pse se ky armik mbylli gjithë botën e i vuri drynin ekonomisë planetare, nuk na gjeti me pavione pa ilaçe apo pa aparatura si vitet më përpara.

    Rama: Do të bëjmë çmos ta përmbushim edhe pse nuk e shlyejmë dot detyrimin jetësor për ata që bënë për shëndetin e njerëzve të këtij kombi. Më vjen aq mirë sa s’ka që kjo kohë që tronditi botën, ky armik që mbylli brenda tërë botën e i vuri drynin ekonomisë planetare nuk na gjeti me pavijone pa ilaçe, pa sisteme ngrohjeje, pa aparatura funksionale e deri pa çarçafë, pa një banjo të vetme me ujëra të zeza, të bardha e të verdha, apo pa respiratorë për pacientët.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!