×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gazetari publikon mesazhin me Emanuela Dacin: Jam robëreshë e Allahut

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 22:52

    Gazetari Julian Kasapi ka publikuar në emisionin “Opinion” një mesazh të shkëmbyer mes tij dhe Emanuela Dacit e cila ndodhet në kampin Al Hawl.


    Emanuela, bashkëshortja e Almir Dacit i vrarë në Siri, Nnë komunikimin me gazetarin shprehet se nuk quhet Emanuela dhe se është robëreshë e Allahut.

    Ndër të tjera Julian Kasapi, i cili një vit më parë pati një udhëtim brenda kampit, tregoi se në Al Hawl janë edhe 6 fëmijë të tjerë jetimë.

    Ndërkohë lidhur me rastin e Eva Dumanit, gazetari i A2 Cnn, tha se ajo ishte e frikësuar.

    “Eva është mjaft e frikësuar, është e frikësuar nga ushtarët kurdë. Eva Dumani ishte vajza që më ka dalë mua dhe më ka çuar tek shqiptarët. Gjithë shqiptarët janë të frikësuar nga ushtarët kurdë”, u shpreh Kasapi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!