×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet e pajetë në banesë një grua, i biri i saj shoqërohet në Polici

    Reporteri
    10 Gusht 2020 | 8:16

    Një 67-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë.


    Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se viktima është identifikuar si V.R., 67 vjeçe.

    Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, teksa mësohet se është shoqëruar në Komisariat djali i viktimës, 45 vjeçari J.Z..

    Njoftimi i policisë
    Në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë shtetasia V.R., 67 vjeçe, e cila jetonte vetëm me djalin e saj.

    Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

    Shtetasi J.Z., 45 vjeç (djali viktimës) u shoqerua në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e plotë të ngjarjes. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!