×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet i vdekur 55-vjeçari në Memaliaj

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 20:05

    Një 55-vjeçar nga qyteti i Memaliajt, është gjendur i pajetë para pak minutash në banesën e tij në lagjen nr.1.


    Lajmi konfirmohet nga Qendra Shëndetësore në këtë qytet.

    Kanë qenë komshinjtë e të ndjerit të cilët kanë gjetur të vdekur trupin e 55-vjeçarit Leonidha Duka, banor i Memaliajt.

    Një ditë më parë, Duka u shtrua në gjendje të përkeqësuar në Qendrën Shëndetësore në Memaliaj pasi ra në shesh pa ndjenja.

    Në Memaliaj, pritet të mbërrije një grup ekspertesh për të vërtetuar shkakun e vdekjes.

    Leonidha Duka jetonte i vetëm në banesë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!