×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjendet një trup i pajetë në plazhin e Zvërnecit

    Reporteri
    12 Prill 2019 | 16:11

    Një trup i pajetë është gjetur në plazhin e Zvërnecit, në Vlorë mesditën e sotme, rreth orës 15:20.


    Policia bën me dije se viktima është shtetasi I.I., 56 vjeç.

    “Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Dyshohet se shtetasi I.I, kishte probleme mendore dhe ishte endacak”,- njofton policia.

    Grupi hetimor po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!