×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjirokastër: Arrestohet 25-vjeçari italian, kaloi kufirin me pasaportë të falsifikuar

    Reporteri
    27 Shtator 2021 | 13:26

    Policia e Gjirokastrës ka arrestuar një shtetas italian i cili akuzohet për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave” dhe “Kalim i paligjshëm i kufirit”, si dhe ka proceduar penalisht një shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.


    Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, në hyrje të RSH kanë kapur shtetasin italian G. C., i cili ka hyrë në mënyrë të paligjshme.

    Gjithashtu gjatë kontrollit personal të ushtruar nga shërbimet e policisë kufitare, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një kartë identiteti italiane e falsifikuar.

    Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve të paligjshme në DVP Gjirokastër u bë ndalimi i shtetasit G. C., 25 vjeç, banues në Itali, si dhe u procedua shtetasi A. T., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se i ka dhënë ndihmë shtetasit G. C. për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.
    Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!