×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjuzi: Kryeministri di vetëm të bëjë shaka dhe ironi

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 12:24

    Deputeti i opozitës së re, Kujtim Gjuzi, hodhi akuza në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Rama, ndërsa tha se prej “7 vitesh kemi vetëm PPP dhe grabitje”.


    Nga foltorja e Kuvendit, Gjuzi u ndal edhe tek vendimi Ramës për të ndaluar qarkullimin e lëvizjes së makinave të dielën, ku tha se “s’ka për të ndodhur”.

    “Kryeministri sot me fyerje e shantazh iu drejtua deputetëve, por ai atë di që prej rinisë së tij, për ne që e njohim prej kohësh, vetëm të bëjë shaka e ironi.

    Prej 7 vitesh kemi 0 rritje të pensioneve, vetëm PPP e grabitje, nuk i vjen ën ndihmë familjeve në nevojë, vetëm diskriminon dhe refuzon deputetë e Kuevndit. Lajm i keq ishte edhe bllokimi i lëvizjes së qytetarëve në fundjavë

    S’ka për të ndodhur, ta harrojë. Nuk mund të jap një votë pro në aktet normaitve sepse nuk ka sens kur qytetarët nuk kanë marrë pagesat, bizneset nuk kanë marrë pagesat, nuk janë vënë në dispozicion fondet. Ne të opozitës nga 2 min kemi për të folur, le të flasin këta të PS nga 10 apo 20 minuta”, tha Gjuzi. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!