×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gjykata lë në burg adoleshentin që shtyu 16 vjeçaren shqiptare drejt vetëvrasjes

    Reporteri
    09 Maj 2019 | 14:35

    Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e arrestit me burg për 16 vjeçarin David Kovaçi, i cili akuzohet se ka shantazhuar me telefonata dhe mesazhe, Adela Çaçin, duke e çuar drejt vetëvrasjes.


    16-vjeçari e kërcënonte vajzën se do të publikonte video intime dhe mesazhet mes tyre, nëse në këmbim ajo nuk i jepte para.

    Pas përndjekjes dhe presionit  të vazhdueshëm, adoleshentja i ka dhënë fund jetës dy ditë më parë duke u vetëhelmuar me fotoksinë, në fshatin Duhanas, disa kilometra larg qendrës së qytetit të Beratit.

    Bashkëmoshatarët ishin nxënës të shkollës së mesme profesionale “Kristo Isak” në Berat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!