×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Grabitësit futen në banesë, plagosin me armë zjarri burrë e grua

    Reporteri
    19 Janar 2020 | 22:57

    Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur me armë zjarri në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka” në zonë e Alliasit.


    Mësohet se ngjarja ka ndodhur brenda në banesën e çifti dhe sipas policisë dyshohet se bëhet fjalë për një tentativë grabitje, pasi dy persona ende të pa identifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit.

    “Rreth orës 21:40 në rrugën “Njazi Meka”, 2 persona ende të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e çiftit të bashkëshortëve P.L dhe A.L. Në momentin që janë konstatuar nga çifti i bashkëshortëve njëri prej personave ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të çiftit.”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton oranews.

    Si pasojë janë plagosur çifti i bashkëshortëve P. L dhe A. L, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

    Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur pika kontrolli. Ndërkohë vijon krehja e zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

    Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!