×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Grabitja në Rinas, Berisha: U vodhën nga bandat e partisë për fushatë

    Reporteri
    09 Prill 2019 | 18:43

    Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar grabitjen e sotme në Aeroportin e Rinasit.

    Në një status në Facebook, Berisha shkruan se “bandat e partisë grabisin për së dyti miliona euro në pistën e avionëve të aeroportit më të pasigurtë në botë, pra të Rinasit.

    Sipas tij, në momentin e marrjes së parave nga grabitësit, rojet e aeroportit nuk kanë reaguar.

    “Grabitësit e armatosur morën të gjitha arkat nga mikrobuzi i blinduar që do ngarkoheshin në avion. Rojet e armatosura private që shoqëronin mikrobusin me arka me para dhe rojet e aeroportit bënë sehir”, shkruan Berisha.

    Dhe këto para sipas tij, do të përdoren për fushatë elektorale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!