×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Gruaja rumune tregon dhunën që pësonte nga burri shqiptar

    Reporteri
    19 Nëntor 2019 | 19:49

    Një 42-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga ditën e sotme pasi akuzohet për dhunë dhe kanosje ndaj bashkëshortes së tij rumune.


    Ka qenë vetë 40-vjeçarja ajo që ka marrë iniciativën të denoncojë në polici, partnerin e saj shqiptar. Rumunja tashmë është marrë në mbrojtje nga shoqata “Donne e Giustizia” dhe përpara policiëve italianë ka rrëfyer të gjithë tmerrin që ka përjetuar prej vitesh.

    Mediat italiane shkruajnë se 40-vjeçarja ka treguar se shqiptari e pëerndiqte dhe vuante nga një xheloi e sëmurë. Ndër të tjera ajo ka deklaruar se ai i ka thënë konkretisht se nëse e shikonte me një mashkull tjetër do ta vriste dhe do t’i priste fytin.

    “Nëse nuk kthehesh me mua do të vras dhe djali do të përfundojë në mes të 4 rrugëve. Nuk e ke kuptuar që të pres fytin? Nëse të shoh me dikë tjetër të vras,”- mësohet të ketë deklaruar rumunja se i ka thënë shqiptari.

    Ajo që e bën më të rëndë këtë ngjarje është fakti se e gjithë dhuna është ushtruar prej pesë vitesh në sytë e djalit të tyre të mitur.

    Madje, i arrestuari e kërcënuar rumunen që të mos lajmërojë policinë.

    “Të thyej dhëmbët, të hedh nga dritarja. Nëse thërret policinë të vras ty, gjykatësin dhe policët,”- mësohet t’i ketë thënë ai më tej.

    40-vjeçarja ka rrëfyer më tej edhe faktin që bashkëshorti i saj e kishte përdhunuar ndërkohë që djali i tyre, akoma një foshnjë flinte në dhomën ngjitur.

    “Më detyroi të kryenim marrëdhënie seksuale, ndërsa djali ynë, i cili ishte akoma një foshnje, flinte te dhoma ngjitur. U binda që të mos zgjoja djalin,”- mësohet të jetë shprehur ajo.

    Tashmë shqiptari është në pranga dhe autoritetet e Anconas kanë marrë gjithçka përsipër./dosja

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!