×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Hahn: Do rekomandojmë hapjen e negociatave me Shqipërinë

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 15:20

    Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn ka deklaruar se do të rekomandojë hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në progres- raportin e muajit maj.


    Gjatë fjalës së tij në komisionin për punët e jashtme të PE-së, Hahn u deklarua se do të bëhet një rekomandim pozitiv, pasi sipas tij pavarësisht problematikave progresi ka qenë i dukshëm.

    “Bashkimi Evropian duhet të fokusohet në perspektivën afatgjatë të vendeve kandidate. Në Komision, në fund të majit do të prezantojmë progres raportet për vendet e rajonit (Ballkani Perëndimor), plus Turqinë. Pres, që mbi bazat e asaj që kemi parë, të bëjmë një rekomandim pozitiv për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë.

    Në Ballkanin Perëndimor është bërë një progres shumë i rëndësishëm. Në afatgjatë, kur shohim arritjet, është e vërtetë që ka edhe hapa pas, por në afatgjatë vërejmë progres shumë të rëndësishëm në ekonomi, në sundimin e ligjit apo në procesin e ripajtimit”, është shprehur Hahn.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!