×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Harta e përhapjes së COVID-19, ku janë rastet e reja me Coronavirus në Shqipëri

    Reporteri
    30 Mars 2020 | 18:10

    Numri i të prekurve me Coronavirus në Shqipëri ka arritur në 223 persona, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 11.


    Sipas të dhënave të sotme të ISHP, numri i të prekurve është rritur me tre të rinj në Tiranë duke e çuar totalin në 124 raste, ndërsa pas ditësh qetësi, duket se infeksioni është riaktivizuar në Durrës duke shënuar dy të rinj.

    Numri total i të prekurve në Durrës ka shkuar në 14.

    Po ashtu, janë shënuar nga dy raste të reja në Korçë dhe Shkodër, si edhe nga një rast në Fier dhe Tropojë.

    Rastet e reja me Coronavirus gjatë 24 orëve të fundit:

    -3 raste Tirana
    -2 raste Durrës
    -2 raste Korçë
    -1 rast Fier
    -1 rast Tropojë
    -2 raste Shkodër

    Rastet totale me Coronavirus sipas qyteteve në Shqipëri: 

    – Tiranë 124 raste
    – Durrës 14 raste
    – Lushnje 4 raste
    – Elbasan 5 raste
    – Fier 23 raste
    – Kavajë 4 raste
    – Rrogozhinë 2 raste
    – Korçë 14 raste
    – Vlorë 5 raste
    – Shkodër 7 raste
    – Lezhë 5 raste
    – Berat 1 rast
    – Has 2 raste
    – Krujë 5 raste
    – Tropojë 4 raste
    – Pukë 3 raste
    – Mirditë 1 rast

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!