×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Hidhet me parashutë nga qafa e Llogarasë, lëndohet 39-vjeçari

    Reporteri
    09 Gusht 2020 | 20:10

    Një 39-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi udhëtimi i tij me parashutë përfundoi me aksident. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:46 të kësaj të diele.


    Policia thotë se “në Qafën e Llogarasë është hedhur me parashutë shtetasi L. A., 39 vjeç, nga Tirana dhe është rrëzuar në përroin e fshatit Palasë”.

    Për pasojë ai ka marrë disa dëmtime në trup dhe po merr ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën, raporton oranews.tv.

    Policia po kryen veprimet e mëtejshme proceduriale në lidhje me rastin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!