×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Hipertensioni shkak kryesor për sëmundjet e zemrës në Shqipëri, 1 në 5 persona s’e dinë që e kanë

    Reporteri
    23 Shtator 2020 | 15:17

    Rreth 40% e moshës mbi 25 vjeç në Shqipëri vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut.


    Të dhënat deklarohen nga mjekja Kardiologe në Spitalin Hygeia në Tiranë Jorida Djamandi e cila tregon gjithashtu se 1 në 5 persona nuk e dinë që vuajnë nga hipertensioni dhe mësojnë për sëmundjen kur shëndeti iu përkeqësohet.

    “Ata që vuajnë nga hipertensioni shpesh herë nuk e kontrollojnë mirë atë dhe 70 % e tyre nuk arrijnë të kenë vlerat normale. Mund të ndodhë që pacienti të paraqitet me infarkt miokardi ose me insult cerebrale dhe aty kupton që ka vuajtur nga sëmundja e hipertensionit”, thotë ajo.

    Pikërisht për këtë arsye tensioni i lartë i gjakut quhet cilësohet dhe si vrasës i heshtur. Ai është shkak kryesor për sëmundjet kardiovaskulare. Prandaj mjekja kardiologe në Spitalin Hygeia në Tiranë Jorida Djamandi apelon për kontroll periodik të tensionit dhe konsulta me specialistin.

    “Matja e tensionit duhet të bëhet ulur, i qetë. Duhet të bëhen dy ose tre matje njëra pas tjetrës dhe të merret një mesatare e tyre. E rëndësishme është që cdo pacient mbi 25 vjeç të bëjë herë pas here kontrolle periodike tek mjeku.

    Në rast se shohin se vlerat e tij janë mbi 140 me 90, saç është pragu maksimal i hipertensionit, duhet të bëjnë kontroll tek mjeku i familjes i cili mund të këshilloj vizitë më të detajuar tek mjeku specialist”, këshillon mjekja.

    Personat që vuajnë nga hipertensioni sipas mjekes duhet të kufizojnë përdorimin e kripës, yndyrna shtazore dhe të mbajnë një dietë të ekuilibruar ushqimore.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!