×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I dënuar në Itali me 15-vite burg, arrestohet 44-vjeçari me tre emra në Berat

    Reporteri
    22 Maj 2019 | 16:24

    Një 44-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Beratit pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia italiane. I arrestuari banues në Berat, rezulton që të ketë tre emra, Gazmir Polovina, Gazmend Polovina, Julian Bebri.


    Ai në mars të 2013 është dënuar nga gjykata në Milano me 15 vite heqje lirie pasi u shpall fajtor për veprën penale të përfshirjes në ‘Organizat Kriminale’ si dhe ‘Trafikim i lëndëve nrakotike’.

    Sipas policisë 44-vjeçari i arrestuar në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe italianë të organizuar si grup kriminal kanë qenë të përfshirë në trafik ndërkombëtar të heroinës dhe kokainës.

    Arrestimi i 44-vjeçarit me tre emra është bërë i mundur falë bashkëpunimit të policisë së Beratit me Interpol Tirana. Ai pas procedurave në Shqipëri pritet të ekstradohet drejt Italisë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!