×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I infektuar me koronavirus, pedagogu hidhet nga kati i shtatë i banesës

    Reporteri
    26 Janar 2021 | 10:54

    Pedagogu i Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Elbasanit, Jakov Oga, ka tentuar që ti japë fund jetës duke u hedhur nga kati i shtati i banesës së tij.


    Abc news shkruan se 65 vjeçari, i infektuar me koronavirus është hedhur nga ballkoni, por ka rënë në çatinë e një banese që ndodhej ngjitur me pallatin ku jetonte duke bërë të mundur shpëtimin e tij.

    Aktualisht Oga ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën. Mësohet se 65-vjeçari ka kryer aktin e rëndë në kushte të rënduara psikologjike.

    Fillimisht, policia dyshoi se bëhej fjalë për një grabitje, për shkak edhe të zhurmës në momentin kur pedagogu ka rënë mbi çati.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!