×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I kërcënonte dhe u kërkonte mijëra euro, arrestohet 31-vjeçari në Tiranë

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 11:11

    Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Fletur Zani, i akuzuar për veprën penale ”Shtrengim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, ndërsa janë ndaluar dhe dy shtetas të tjerë të shpallur në kërkim kombëtar.


    Policia: Nga specialisët e Sektorit të Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, pas një pune të mirëorganizuar u bë ndalimi i shtetasit F.Z ., 31 vjeç, banues në Tiranë.

    Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi në periudhë kohore të ndryshme ka shtrënguar me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë nëpërmjet rrjeteve sociale, me qëllim dhenien e një shume të konsiderushme parash shtetasin I.I.

    Gjithashtu në datën 23.10.2020 dhe 26.10.2020, e ka kanosur për jeten këtë shtetas me qellim që ai ti jepte shumen e kërkuar prej tij.

    Policia e kryeqytetit njofton edhe ndalimin e dy personave të shpallur në kërkim me akuzat e “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “vjedhje”.

    Policia: Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim nga Strukturat e DVP Tiranë, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Florian Abdi, 35 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka denuar me 1 vit burg, për veprën penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

    Ndërkohë, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.6, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit R.Sh., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!