×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I merr koleges para për dasmën, por në vend të borxhit e rrahë

    Reporteri
    14 Nëntor 2019 | 9:30

    Qibrije Rustemi tregon se ka një problem me qytetaren Brisilda Kurti, të cilën e ka njohur në marrëdhënie pune.


    Brisilda i kërkoi 6 milionë lekë të vjetra për të bërë dasmën dhe kjo marrëdhënie u legalizua me deklaratë noteriale.

    Paratë duhet të ktheheshin brenda vitit, por kjo nuk ndodhi, ndaj Rustemi bëri padi në gjykatë.

    “Brisildën e njoh në marrëdhënie pune. Më ka kërkuar 6 milionë lekë hua, sepse i duheshin për t’u martuar. Ia kam dhënë me 2 deklarata noteriale. Herën e parë i kam dhënë 3 milionë e gjysmë, më 23/09/2017, pranë noteres Marsela Binjaku. E dyta ka qenë më datë 30/04/2018, shumën 2 milionë e gjysmë, tek noterja Drita Pepi”.

    Pasi fitoi të drejtën e kthimit të parave, zonja Rustemi iu drejtua përmbaruesit Lefter Canaj. Ky i fundit tha se në llogarinë e Brisildës nuk kishte para e në emër të saj nuk kishte prona. Madje ajo nuk kishte bërë celebrim as me të shoqin Arjan Doci.

    “Nuk mi ka kthyer prandaj unë e kam paditur në gjykatë. Gjykata më dha të drejtë, që Brisilda të më kthente lekët. Brisilda nuk mi ka kthyer lekët. Iu drejtova një përmbaruesi, Lefter Canaj që të ekzekutonte vendimin e gjykatës. Ai më tha që nuk ka asgjë, as shtëpi, as pronë, asgjë nuk ka. Ajo më ka mashtruar”.

    Veç moskthimit të borxhit, Qibrije Rustemi tregon edhe se është dhunuar fizikisht nga Brisilda Kurti.

    “Një ditë po kaloja nga Liqeni kur rastësisht kjo kalon para këmbëve të mia. Thërras Brisilda, Brisilda, kjo kthen kokën. Ku je? Përse s’je bërë e gjallë? Kur do m’i japësh lekët? Kush je ti më tha mua. Si m’i kush jam unë, unë jam ajo që të kam dhënë lekët i thash. Ajo tha pusho, kur i thoja unë që dua lekët. U fut në një rrëzë murit edhe ma veshi me grusht. Më ushtroi dhunë. Po merrte në telefon edhe 2 persona të tjerë, që edhe ata kur erdhën më kanë ushtruar dhunë. Unë isha vetëm, çfarë t’i bëja, ata hynë në makinë. Erdhi njëra nga ato gocat, hapi makinën dhe u futën në makinë. Mora policinë, por policia ka ardhur shumë vonë. Iu drejtova Komisariatit numër 2, komisariati më dërgoi tek Mjeku Ligjor”.

    “Stop” mësoi se Brisilda Kurti banon në një ndërtesë 3 katëshe të prindërve të saj, së bashku me partnerin. Gazetarja trokiti në portën e familjes së Briseldës sëbashku me zonjën Rustemi. Kërkesës së gazetares i ati i Brisildës iu përgjigj me arrogancë dhe kërcënime.

    Babai i Brisildës-Kameramanit të Stop: Ta fluturoj kamerën. O çun hiqe kamerën!

    Kameramani: Kamerën nuk ma fluturon ti se ka polici këtu afër.

    Partneri i Brisildës: Nuk është këtu Brisilda.

    Gazetarja: I ka borxh zonjës 6 milionë lekë, kur do ia kthejë?

    Kameramani i Stop: Jam duke bërë punën mos e prek kameran.

    Babai i Brisildës: Ti punën? Shko se të plas në tokë unë.

    Partneri i Brisildës: Ka marrë përqindjen moj burrneshë, muaj për muaj.

    Gazetarja: Cila është shuma që kthyer?

    Partneri i Brisildës: 1 milionë e 800 mijë lekë.

    Babai i Brisildës: S’i do b*tha!

    Partneri i Brisildës: Po për çfarë po i rri borxh unë kësaj, se nuk dua me ia dhënë për pordhë apo çfarë?

    Gazetarja: Kur do ia japësh? Pas 10 vjetësh?

    Partneri i Brisildës: Jo moj jo…

    Përmbaruesi Lefter Canaj e këshillon zonjën Rustemi që të marrë një avokat për të zgjidhur këtë çështje.

    Qytetarja-Ç’kemi Lefter? Mirë je?

    Përmbaruesi Lefter Canaj-Mirë!

    Qytetarja-Ndonjë gjë? Po si do të bëhet puna e kësaj?

    Përmbaruesi Lefter Canaj-Ca të të them unë, ca do bëhet?

    Qytetarja-Kemi marrë vesh, sikur do iki jashtë shtetit.

    Përmbaruesi Lefter Canaj-Do vijë një ditë. Kjo çështje nuk mbyllet, deri kur të vdesë ajo. Është debitore, s’ka ku të shkojë! Të hidhet përpjetë. Unë ta kam thënë, kjo është në mundësitë e të pamundurës, vetëm po kaloi ndonjë lekë në bankë, a ndonjë dreq, a ndonjë shejtan.

    Qytetarja-Asnjë gjë pra? Më tha hap llogari dhe asnjë gjë s’ka bërë!

    Përmbaruesi Lefter Canaj-Ajo celebrimin s’e ka, që t’i hysh tek burri.

    Qytetarja-I ka bërë gjërat të paramenduara.

    Përmbaruesi Lefter Canaj-Çfarë të thotë Lefteri ty tani?

    Qytetarja-E di, e di!

    Përmbaruesi Lefter Canaj-Ajo nuk është se ka gjëra, dhe nuk po e bëjmë e më thua ti mu, po ja ku e ke, pse s’po e ban o Lefter! Ne s’po kapim gjë. Gjej një avokat të mirë, që të të bëj unë një shkresë, që kjo nuk ka asnjë pronë, asnjë gjë, asgjë, asgjë, që të dalësh tek kallëzimi i mashtrimit, që të ka bërë kjo. Ti e ke kërkuar tani civilisht, po kjo e paska bo dhe me paramendim. S’ka këtë, s’ka, s’ka, s’ka, s’ka, s’ka….ta dënosh penalisht, që të të sjellë lekët. Më kupton, Lefterin? Duhet një strategji, të bëhet kallëzim, të kapet prokurori, dhe të shtrëngohet fort, ajo vjen sjell lekët. Vetëm kjo forma.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!