×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I nguli thikën në zemër pas konfliktit për rrugën e makinës, arrestohet autori i vrasjes së 34-vjeçarit

    Reporteri
    19 Shtator 2020 | 18:44

    Arbër Koti është autori i vrasjes së Idajet Dullës në zonën e Plepave në Durrës, i cili është arrestuar nga shërbimet e policisë.


    Arbër Koti, shofer i një fugoni është konfliktuar me viktimën Idajet Dulla, 34-vjeç, ky i fundit i cili ishte me makinën e tij personale, për çështjen e rrugës ku kalojnë makinat.

    Pas konfliktit Arbër Koti i ka ngulur thikën në zemër Idajet Dullës duke i shkaktuar edhe vdekjen e menjëhershme.

    Më pas viktima është transportuar në morgun e spitalit të Durrësit, ndërsa policia është duke vijuar punën për zbardhjen e kësaj ngjarje të rëndë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!