×
  • Lajme
  • Shqipëria

    I shtrirë në rrugë, gjendet i vdekur një 34-vjeçar

    Reporteri
    13 Nëntor 2019 | 9:28

    Një 34 vjeçar është gjetur i vdekur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në rrugë në lagjen Kushtrim të Vlorës.


    Nuk dihen ende shkaqet. 34 vjecari me iniciale K.D. Eshtë dërguar në morgun e spitalit rajonal të qytetit të Vlorës ku pritet të zbardhen edhe shkaqet e vdekjes.

    Në trupin e viktimës nuk raportohet për shenja dhune apo plagë të tjera.

    Dyshohet se shkak i vdekjes mund te kete qene nje arrest kardiak.

    INFORMACIONI

    Në orët e para të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë, pranë kupolës së avionave është gjetur i shtrirë në tokë i pajetë shtetasi K.D., 34 vjeç.

    Nga kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera.

    Dyshohet se vdekja mund ti ketë ardhur nga ndonjë arrest kardiak pasi ka patur probleme me zemrën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!