×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ilir Hoxha thotë se nëna e tij ia kushtoi jetën lirisë dhe ndërtimit të Shqipërisë së re

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 17:01

    Ilir Hoxha ka përcjellë një mesazh këtë të mërkurë, pas vdekjes së nënës së tij, Nexhmije Hoxhës.


    Ilir Hoxha shprehet se nëna e tij, gruaja e diktatorit Enver Hoxha, ia kushtoi jetën lirisë së atdheut dhe ndërtimit të Shqipërisë së re.

    Mesazhi i plotë: 

    Të nderuar miq e dashamires të familjes të Enver Hoxhes. Me hidhërim të thellë ju bej me dije, se sot më datë 26 shkurt 2020, në moshen 99-vjeçare u nda nga jeta nëna jonë, Nexhmije Hoxha.

    Ajo gjithë jetën e saj ia kushtoi lirisë së Atdheut dhe ndertimit të Shqiperisë së re, perparimit dhe emancipimit të shoqërisë shqiptare, ndaj dhe ne do të ndjehemi perhere krenarë për emrin dhe veprën e saj.

    Kujtimi i saj gjithmonë do të mbetet i paharruar për familjen tonë dhe të gjithë miqtë dhe dashamirësit e saj, në Shqiperi dhe kudo në botë.

    Me respekt Ilir Hoxha
    Tiranë 26 shkurt 2020

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!