×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Infektohet me COVID-19 deputeti i PS

    Reporteri
    29 Nëntor 2020 | 12:32

    Infektohet me koronavirus deputeti i Partisë Socialiste, në Berat Fadil Nasufi.


    Burime për Abcnews.al bëjnë me dije se në Berat janë regjistruar raste të reja me COVID-19.

    Mes të infektuarve janë 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Hinkë, 1 mësuese në shkollën 9-vjeçare në fshatin Dyshnik si edhe 1 sanitare në shkollën e mesme “Kristaq Capo” në Berat.

    Infektime janë regjistruar edhe në Spitalit Rajonal të Beratit ku është konfirmuar pozitivë për COVID-19 një sanitare në Repartin Infektiv të këtij spitali.

    Ndërkohë pozitiv për koronavirusi ka rezultuar një inxhinier nafte në Kuçovë, dhe dy shoferë në institucioneve të cilat ende nuk janë të ditura.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!