×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ish-deputetja e PD: Votoni për fatin tim dhe dy vajzave të mia, që të mos ikin jashtë

    Reporteri
    06 Mars 2021 | 22:10

    Gjatë një takimi me një grup të rinjsh, në shkelje të plotë të masave anticovid, ish-deputetja e PD, Albana Vokshi u ka kërkuar atyre që të votojnë Lulzim Bashën.


    Vokshi tha se qytetarët kanë në dorë fatin e saj dhe të vajzave të saj të vogla, të cilat mund të largohen nga vendi kur të rriten, nëse në pushtet qëndron Edi Rama.

    “Data 25 duhet të shndërrohet në një datë të rëndësishme për secilin prej jush.Sepse ju keni në dorë fatet e vendit, jo vetëm fatet tuaja. Ja keni në dorë fatet e mia, fatet e vajzave të mia. Unë kam dy vajza të vogla, njëra 12 dhe tjetra 13 vjeçe. Po edhe mua më qan zemra kur mendoj se vajzat e mia mund të ikin. Po pse duhet të ikin vajzat e mia, ato duhet të rrinë këtu bashkë me mua, ta ngrenë të ardhmen e tyre këtu në Shqipëri. Sepse ne kemi nevojë për ju, Shqipëria ka nevojë për ju”, tha ajo.

    Vokshi u kërkoi të rinjve të votojnë Lulzim Bashën për të larguar nga pushteti Edi Ramën dhe për t’i dhënë vendin një të ardhme të sigurt.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!