×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ish-deputetja: Një banor ka vdekur nga përplasja me policinë te Unaza e Re

    Reporteri
    12 Nëntor 2019 | 9:40

    Një person ka humbur jetën në Unazën e Re.


    Lajmi është bërë publik nga ish-deputetja demokrate Oriola Pampuri gjatë një lidhjeje live me studion e “Abc News”.

    Sipas Pampurit, viktima quhet Mahmut Imallari dhe vdekja e tij mbahet e fshehur nga policia dhe autoritetet spitalore.

    Ish-deputetja tha se Imallari ka humbur jetën pas përplasjes me policinë tek Unaza e Re, ndërkohë që IKMT ka filluar prishjen në zonë pasi kishte njoftuar banorët që të lirojnë shtëpitë ditën e sotme.

    Pritet një reagim nga policia në lidhje me deklaratën e ish-deputetes dhe rrethanat e ngjarjes. /abc news /

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!