×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ishte shpallur në kërkim për kultivimin e drogës, arrestohet 47-vjeçari në Kakavijë

    Reporteri
    10 Qershor 2021 | 10:23

    Një 47-vjeçar është arrestuar nga policia kufitare e Kakavijës pasi ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në bashkëpunim.


    Ai ishte identifikuar me inicialet E. K., banues në Nikël të Krujës dhe ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Agimi”.

    “Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Krujë, në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar ‘Agimi’, pasi dyshohet se në bashkëpunim me 8 shtetas të tjerë, ka kultivuar bimë narkotike në fshatin Nikël, Krujë. Si rezultat i operacioni antikanabis ‘Agimi’ që u zhvillua më datë 30.05.2021, në territorin e rrethit të Krujës, u arrestuan në flagrancë 16 shtetas, u proceduan në gjendje të lirë 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 24 të tjerë”, njoftoi policia.

    Shtetasi E. K. iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, për procedura të mëtejshme. /TCH/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!