×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Isuf Kalo: Kjo është një luftë dhe na ka kapur të papërgatitur

    Reporteri
    15 Mars 2020 | 8:37

    I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, doktori i njohur Isuf Kalo komentoi situatën më të fundit të krijuar nga koronavirusi në vend.


    Sipas tij, ky virus fillimisht u nënvlerësua, por tani patjetër që mund të flasim për një pandemi.

    “Ngjan me Sarsin, dhe Ebolen më erdhi keq që nuk u vlerësua si pandemi, por u pa fillimisht si dicka e Kinës”,- tha profesori.

    E ndërsa të shumtë janë ata që duan të dinë se kur mbaron ky virus, kur do zhduket nga jetët tona, Kalo thotë se askush nuk e di nëse do të mbarojë në qershor.

    “Askush nuk e njeh këtë virus, askush nuk e di nëse mbaron në qershor, kjo është një luftë që na ka kapur të papërgatitur, me logjikë veprohet kështu që të minimizojmë kontaktet është virus i egër dhe tinzar, pasi e prek një njeri rri i heshtur dhe prek edhe të tjerët deri sa vjen dhe shperthen”,- shtoi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!