×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Itali, makinat me viktimat e coronavirusit në radhë për në Shqipëri

    Reporteri
    09 Prill 2020 | 23:55

    Në mediat italiane janë publikuar disa foto nga porti i Barit, ku shihen disa makina funeralësh me shqiptarë që kanë vdekur në Itali për shkak të coronavirusit, raporton Top-Channel.

    Në fotot e publikuara shihet se makinat janë me targa shqiptare, ndërsa nga ajo që shkruan “Antenna Sud” pamjet janë realizuar para dy ditëve në portin e Barit nga fotografi Francesco Saccente.

    “Coronavirus, udhëtimi i fundit drejt shtëpisëLIVE nga porti i Barit sekuencat dramatike të hipjes në arkivolëve për në Durrës.Kthimi i trishtuar në vendin e tyre. Këtu në Itali kishin gjetur punë, kishin realizuar një ëndërr. Sonte nga porti i Barit pamjet dramatike të makinave të varrosjes së shtetasve shqiptarë viktima të pandemisë. Ata do të ngjiten në tragetin Marina drejt Durrësit për lamtumirën e fundit

    Ndërkohë ende nuk ka një shifër zyrtare se sa shqiptarë janë prekur nga CoVid-19 në Itali dhe sa kanë humbur jetën. Ndërkohë në shtetin fqinj vijon që numri i viktimave të jetë tepër i lartë me mbi 500 në ditë.

    l

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!