×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Iu kapen dhjetëra doza kanabis, arrestohen tre vëllezërit në Tiranë

    Reporteri
    29 Tetor 2020 | 9:50

    Operacioni i koduar “Quantity” ve në pranga tre vëllezër në Tiranë, të akuzuar për kultivim dhe shitje të lëndëve narkotike.


    Siç njofton policia e kryeqytetit, gjatë kontrolleve të kryera, janë sekuestruar dhjetëra doza lëndë narkotike gati për shitje.

    Policia: Vihen në pranga 3 shtetas. Sekuestrohet dhjetra doza me lëndë narkotike cannabis sativa, dhe 3 aparate celular.

    G.D., 28 vjeç, K.O., 26 vjeç dhe A.O., 29 vjeç , (vëllezer) të tre banues nëTiranë .

    Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se 3 shtetas merreshin me shitjen e lëndëve narkotike të llojit cannabis sativa, në një lavazh në rrugën “Alush Frakulla”, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke ushtruar kontroll në lavazhin në pronësi të shtetasit A.O., dhe punonjës shtetasin G.D.

    Si rezultat i kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde e dyshuar cannabis sativa.

    Më pas ka vijuar kontrolli në banesën e shtetasit A.O., ku në afërsi të banesës kanë konstatuar shtetasin K.O., ( vëllain e shtetasin A.O.,), dhe në kontrollin e ambientit ku po qëndronte ky shtetas kanë gjetur dhe sekuestruar 131 doza me lëndë të dyshuar cannabis sativa, e ndarë në doza gati për shitje, dhe tre aparate celularë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!