×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Jean Todt vjen në Shqipëri, ndihmë për të prekurit nga tërmeti

    Reporteri
    14 Dhjetor 2019 | 18:52

    Kreu i Federatës Ndërkombëtare të Automobilizmit, Jean Todt vjen në Shqipëri.


    Ish- drejtuesi i Ferrarit ka ardhur në ndihmë të personave të prekur nga tërmeti i datës 26 nëntor.

    Todt ka qenë në fshatin Bërxullë të Vorës, aty ku ka shpërndarë edhe ndihma për të dëmtuarit.

    “Jean Todt në Bërxullë, Bashkia Vorë, pranë të prekurve nga tërmeti, i lumtur që emergjenca po adresohet e dimri nuk do jetohet as jashtë e as në çadra deri në rindërtimin e shtëpive!

    Presidenti i FIA dhe i Ngarkuari i Posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB për sigurinë rrugore, u angazhua të ndikojë në një sensibilizim më të madh ndërkombëtar! Faleminderit!”, thuhet në një njoftim të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!