×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Jurgen Kurti, ishte i dyshuar se vrau babanë e tij

    Reporteri
    18 Mars 2019 | 23:27

    26-vjeçari Jurgen Kurti nga Tirana u qëllua për vdekje dy herë me pistoletë nga dy persona, të cilët u larguan me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me motor duke përfituar edhe nga errësira.


    Ngjarja ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 22:20 minuta në rrugën “Zef Jubani” pranë stadiumit ‘Selman Stërmasi’.

    Kurti sapo kishte zbritur nga makina dhe po kalonte trotuarin për t’i ngjitur në banesë kur ndaj tij u qëllua dy herë duke e lënë të vdekur në vend. Ai jetonte së bashku me motrën dhe nënën në të njëjtën banesë që vrau të atin pak vite më parë.

    Por kush është Jurgen Kurti?

    Ai është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare, pasi disa vite më parë u përfshi në vrasjen e babait të tij, por edhe i akuzuar për dhunimin e një tregtari në Durrës që vdiq pas goditjeve.

    Megjithatë Kurti mundi që të fitonte lirinë në të dyja rastet. Në rastin e parë autorësinë e vrasjes së babait të tij e mori daja, Leonard Ristani, që u dënua me 1.5 vjet burg.

    Ndërsa në rastin e dytë u akuzuan vjehrri dhe vëllai i vjehrrit. Gjithashtu Jurgen Kurti njihej edhe si menaxheri i VIP-ave, pasi ka sjellë në Shqipëri disa këngëtarë të njohur në koncerte./Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!