×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kamioni del nga rruga, plagoset drejtuesi

    Reporteri
    02 Qershor 2019 | 11:26

    Policia e Fierit raporton se mëngjesine ditës së sotme, 2 maj 2019 në aksin rrugor Levan-Fier, automjeti tip Kamion me drejtues shtetasin A.Rr ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Kthesa e Levanit”.


    Policia bën me dije se si pasojë e përplasjes është dëmtuar, drejtuesi i automjetit, shtetasi A.Rr, 50 vjeç banues në Mallakastër.

    I plagosuri është dërguar në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

    Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!