×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kapen me lëndë narkotike, arrestohen 2 persona në Elbasan

    Reporteri
    22 Shtator 2020 | 13:33

    Policia e Elbasanit ka arrestuar dy persona, pasi janë kapur me lëndë narkotike. Në pranga ka rënë D. P., 25 vjeç dhe R. B., 31 vjeç, banues në Elbasan.


    Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Brigada”, Elbasan, pranë markatës gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, 2 aparate celularë, 42.000 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe mjeti tip “Suzuki” me të cilin lëviznin këta shtetas.

    Njoftimi i policisë:

    Finalizohet operacioni policor i koduar “Markata”, për goditjen e shpërndarjes së drogave në doza të vogla.

    Arrestohen në flagrancë dy shtetasit që posedonin dhe shpërndanin lëndën narkotike.

    Sekuestrohen doza me lëndë narkotike cannabis sattiva, 2 aparate celular, një mjet dhe para të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

    Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave në doza të vogla dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Elbasan zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Markata”, në kuadër të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

    -D. P., 25 vjeç dhe R. B., 31 vjeç, banues në Elbasan.

    Arrestimi i tyre u bë pasi në lagjen “Brigada”, Elbasan, pranë markatës gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale doza me lëndë narkotike të dyshuar cannabis sattiva, 2 aparate celularë, 42.000 lekë të përfituara nga shitja e lëndës narkotike dhe mjeti tip “Suzuki” me të cilin lëviznin këta shtetas.

    Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë që janë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

    Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    g,v/abcnews.al

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!