×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kapet me 11 doza heroinë me vete, arrestohet 17-vjeçari në Durrës

    Reporteri
    26 Nëntor 2020 | 12:54

    Policia e Durrësit godet një rast të shpërndarjes së drogërave të forta, ndërsa arreston poseduesin e tyre.


    Gjatë aksionit policor janë sekuestruar 11 doza heroinë dhe një sasi parash.

    I arrestuar është shtetasi 17-vjeçar, me iniciale G.B.

    Policia: Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, strukturat e DVP Durrës kanë konstatuar dhe goditur një tjetër rast në lagjen nr. 6, Durrës.

    Në vijim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës u arrestua në flagrancë shtetasi G. B., 17 vjeç, banues në Durrës.

    Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 11 doza me lëndë narkotike të dyshuar heroinë dhe 52.000 lekë”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!