×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Këlliçi i drejtohet Veliajt: Fërkoje duart për Tahirin, një fat më i zi të pret

    Reporteri
    24 Janar 2021 | 12:43

    Partia Demokratike ka reaguar sërish sot për përgjimet e Antimafias italiane, ku dalin në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë.


    Kreu i Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi, tha se përgjimet e publikuara këto 48 orë në Ora News e zhveshin Veliaj nga propaganda e blerë shtrenjtë me paratë tona, duke e nxjerrrë një politikan të rrezikshëm për vendin dhe thellësisht të korruptuar.

    “Veliaj faktohet nga përgjimet si kolektor i parasë së pistë në Tiranë. Je i kapur mat Erjon, nuk ke ku shkon!”

    Këlliçi ironizoi Veliajn se fërkonte duart kur i dolën përgjimet ish-ministrit Tahiri, por sipas tij një fat më i zi e pret.

    Ndërkohë në materialet e siguruara nga Ora News thuhet se sipërmarrësit italianë nën hetim flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e një gradaçele shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20 për qind të vlerës.

    Europarlamentari Lorenzo Cesa, njëherësh sekretar i Partisë së Bashkimit të Demokristianëve italianë UDC i akuzuar për bashkëpunim kriminal e favorizim të klaneve mafioze të Ndranghetas shfaqet në hetimet e Antimafias italiane si njeriu kyç që do të krijonte lidhjet me qeverinë shqiptare për të favorizuar investimet e sipërmarrësve mafiozë në Shqipëri.

    Në aferë me sipërmarrësit e Ndranghetas, siç pretendohet në përgjime ai do të merrte 5% të fitimeve për çdo kompani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!