×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kërkime në plazhin e Shëngjinit, dyshohet që është mbytur një i ri

    Reporteri
    23 Qershor 2019 | 18:46

    Ka më shumë se dy orë që në plazhin e Shëngjinit, saktësisht tek ‘Rana e Hedhun’ po kërkohet një i ri.


    Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, dyshohet se 18 vjeçari është mbytur në det, raporton Indeksonline.

    Duhet përkujtuar që gjatë ditës së sotme tre persona të tjerë gati patën vdekjen me sy në plazhin e Velipojës.

    Të riun në Shëngjin janë duke e kërkuar edhe ekipet e shpëtimit në këtë anë dhe e gjithë zona po kontrollohet nga zhytësit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!