×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kërpudhat kanë vrarë dhe më parë, në 5 vite ka pasur 50 helmime, 3 nuk mbijetuan

    Reporteri
    11 Maj 2021 | 19:48

    Kërpudha helmuese, kësula e vdekjes i mori jetën 3 anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani.


    Por ky nuk është rasti i vetëm fatal në Shqipëri. Toksikologu Zihni Sulaj, thotë se në 5 vjeçarin e fundit kemi pas mbi 50 raste të helmimit nga kërpudhat e egra dhe 3 fatalitete.

    Por sa i sigurt është tregu i kërpudhave? Top Channel blu disa kërpudha në një treg të Tiranës. Kërpudhat që ruheshin në ambient të freskët nuk ishin të shoqëruara me asnjë etiketë që të informojë konsumatorin për datën e skadencës dhe vendin e origjinës.

    Të vetmet që shiten me vasket janë ata që kanë një etiketë në gjuhën greke. Për cilësinë e kërpudha të kultivuara nuk flet ligji i etiketimit, por fjala e tregtares, e cila zotohet për sigurinë e këtij ushqimi.

    Autoriteti Kombëtar i Ushqimit është ai institucion që shqiptarëve duhet t’i garantojë ushqim të sigurt.

    Pavarësisht kësaj kërpudhat e freskëta tregtohen lirshëm, konsumatori nuk e di nëse është duke konsumuar një produkt ushqimorë të skaduar apo cilësor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!