×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kjo është pensionistja shqiptare që vazhdon të shërbejë në spital tash e 48 vite

    Reporteri
    20 Korrik 2019 | 21:47

    Rrallë ka qytetarë të Elbasanit të cilët nuk njohin Arzie Sadikun. Prej 48 vitesh, që sa doli nga bankat e shkollës, ajo shërben si infermiere në kirurgjinë e Elbasanit.


    Sot, edhe pse pensioniste, Arzien e gjejmë në punë. Ajo nuk i është dorëzuar pensionit, ndërsa me përkushtim vijon t’i shërbejë pacientëve të saj.

    48 vite janë një jetë e tërë, e kaluar brenda këtij spitali, duke u bashkuar me dhimbjen e çdo pacienti, por edhe duke marrë kënaqësi. Por cilat kanë qenë momentet më të vështira të Arzies në krye të detyrës?

    Familja ka qenë mbështetja më e madhe për infermieren e nderuar, e cila njëkohësisht ishte zonjë shtëpie. Ndërsa së fundmi Arzia është nderuar edhe me titullin “Qytetare Nderi” e Elbasanit, një titull i merituar për një zonjë që gjithë jetën e saj u shërbeu njerëzve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!