×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kokaina e kapur në Durrës me fytyrën e Escobarit, kush janë dy administratorët që kishin porositur kontenierin

    Reporteri
    10 Prill 2021 | 21:30

    Kokaina e kapur në portin e Durrësit, e cila vinte me konteiner nga Ekuadori ishte e ambalazhuar me foton e trafikantit më të madh të drogës në Kolumbi, Pablo Eskobar. Mbi të shkruhej “El Mejro”, që në shqip do të thotë “Më i miri”.


    Në media janë publikuar fotot e drogës që u sekuestrua, por edhe fotot e dy administratorëve të firmës “Masabi Fruits”, Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti.

    Erjon Peti në një intervistë për mediat, ka deklaruar se është arrestuar ortaku i tij, Klajdi Xibraku.

    Gjate kontrollit u gjeten 200 pako, ndërsa pesha e sekuestruar nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!