×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kokainë, heroinë e rreth 50 mijë euro, arrestohet shqiptari në Itali brenda laboratorit të drogës

    Reporteri
    22 Tetor 2020 | 0:00

    Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi akuzohet për trafikimit të lëndëve narkotike.


    Sipas mediave italiane, 61-vjeçari u pikas nga agjentët e stacionit të policisë në Lorenteggio duke lëvizur në mënyrë të dyshimtë pranë magazinës së një kompanie të braktisur, ku dhe u ndalua më pas.

    Shqiptarit gjatë kontrollit iu gjet 1 gram kokaine, tre celularë, 185 euro dhe një tufë çelësash me të cilët policët hynë në depo.

    Ndërkohë, nën timonin e një makine të parkuar gjetën një çantë me të 11 gram kokainë, ndërsa brenda tij në total u sekuestruan 18,6 kg heroinë, gjysmë kilogram kokainë, 9 gram marihuanë.

    Gjithashtu në depo, 61-vjeçari kishte instaluar një laborator të vërtetë droge me përzierës, soba, tenxhere me presion, si dhe një shtypës hidraulik artizanal për paketimin e drogës në blloqe dhe 48,350 euro./tch/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!