×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Konferenca e Donatorëve, Rama kërkon mbështetje edhe nga Ursula von der Leyen

    Reporteri
    28 Janar 2020 | 13:47

    Ditën e sotme kryeministri i vendit, Edi Rama do të jetë në Bruksel ku do të zhvillojë një takim me Presidenten e KE, Ursula von der Leyen.


    Ky takim vjen në kuadër të Konferencës së Donatorëve, që do të mbahet më 17 shkurt.

    “Për Bruksel, sot me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, për Konferencën e Donatorëve, që do të mbahet në 17 shkurt nën kujdesin e saj dhe nesër në NATO në cilësinë e Kryetarit të OSBE me Sekretarin e Përgjithshëm, Jens Stoltenberg, si edhe me Këshillin e Atlantikut të Veriut”, shkruan Rama.

    Kujtojmë që dje Rama ishte në Berlin, aty ku mori mbështetjen e kancelares Merkel, po për konferencën e donatorëve pas tërmetit të 26 nëntorit që goditi Shqipërinë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!