×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Korça merr masa për maturantët

    Reporteri
    09 Maj 2020 | 15:15

    Rreth 1 mijë maturantë në Korçë do të rikthehen në bankat e shkoillës më 18 maj për të zhvilluar përgatitjet para provimeve të maturës.


    Drejtuesit e institucioneve arsimore po marrin të gjitha masat për të garantuar shëndetin e nxënësve por edhe të stafit.

    ”Qëndrojnë minimalsht 1.5 metra larg, dhe në ambjenetet tona do ketë maksimumi 12 nxënës. Në qoftë se kishim 6 klasa tani do kemi 18 klasa, dhe çdo shkollë e bën këtë kapacitet. Aty ku nuk e erealizojmë do shkojnë në shkollat pranë. Nxënësit e dinë se do bëjnë 4 orë mësim në ditë. 3 të detyruara që janë, gjuhë dhe letërsi shqipe, matematikë, gjuha angleze dhe e katërta është lëndë me zgjedhje.”

    Kryebashkiaku i Maliqit Gëzim Topçiu thotë se puna ka nisur në 7 gjimnazet, për të zbatuar masat që duhet të ndërmerren për mos përhapjen e koronavirusit.

    ”Ajo që ne po marrim ka të bëjë me dezinfenkimet apo me materialet shtesë siç janë vaskat e dezinfektimit të këmbëve, pjesës së dezinfektimit të duarve, të ambjenteve shkollore.”

    Në qarqet Korçë, Elbasan dhe Berat të cilat i përfshin Drejtoria Rajonale të Arsimit parauniversinar në Korçë janë rreth 6,603 maturantë të cilë do t’i nënshtrohen procesit mësimor nga 18 maji deri më 5 qershor.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!