×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryemadhi kundër maskave në rrugë, Meta nuk është dakord

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 18:28

    “Personalisht nuk kam për ta mbajtur maskën dhe u bëj thirrje qytetarëve që maska të mbahet aty ku është e domosdoshme për ta mbajtur”.


    Kështu u shpreh më 12 tetor në një studio televizive Monika Kryemadhi, kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Por, në komunikimin, e kësaj të hëne, për mediat, presidenti Ilir Meta, u shpreh se ai është kundër atyre që janë shprehur për mosvendosjen e maskës. Ai i kërkoi qytetarëve të respektojnë rregullat anti-Covid.

    “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të jenë sa më të kujdesshëm, të respektojnë të gjitha rregullat e komunikuara nga autoritetet. Në rastin konkret, të gjithë ata që kanë mundësi ta mbajnë maskën, por të mos harrojmë se një pjesë nuk kanë mundësi për ta siguruar maskën. Jam kundër atyre që bëjnë thirrje për mosmbajtje të maskave. Qeveria duhet të kishte marrë masat të kishte siguruar maska për qytetarët”, u shpreh Meta.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!