×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kryetarja e LSI-së: Zgjedhjet e parakohshme janë afër

    Reporteri
    31 Mars 2019 | 14:45

    Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi dhe ish-deputeti Vangjel Tavo zhvilluan sot një takim organizativ me strukturat e LSI-së në Tepelenë.


    Në ketë takim u zgjodh dhe Kryetari i LSI, Tepelenë, ekonomisti Sefer Kanushi.

    Gjate fjalës së saj, Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi, tha se zgjedhjet e parakohshme janë afër dhe se tashmë duhet të ndizen motorët e fushatës.

    Kryemadhi tha se LSI forcën reale e ka tek njerëzit, jo tek emrat e përveçëm. Duke folur për situatën aktuale, sipas Tpz, Kryetarja e LSI Kryemadhi tha: Gjendja ekonomike e vendit është e mjerë. Taksat rriten, ndërsa të ardhurat për familjen shqiptare ulen”.

    “Duhet të ndalojmë eksodin e shqiptarëve”, tha Kryetarja e LSI e cila theksoi se Papunësia është rritur për shkak të paaftësisë dhe korrupsionit qeveritar.

    “LSI është parti e fjalës së mbajtur. Duhet të punojmë që shqiptarët të bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre.

    Fermerët dhe blegtorët janë në qendër të programit të LSI. Rinia duhet të gjenerojë energji në Shqipëri, jo të marrë rrugët e emigrimit”, theksoi Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, shkruan syri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!