×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ku ndryshon fleta e votimit e 25 prillit me atë të 25 qershorit dhe si votohet

    Reporteri
    03 Prill 2021 | 12:50

    Fleta e re votimit ka futur në një sherr dy partitë e mëdha politike. Për shkak të kësaj përplasjeje KQZ nuk ka arriti të marrë një vendim të shpejtë, duke e shtyrë në disa ditë modelin dhe madje duke vënë në rrezik dhe afatet për prodhimin e tyre.


    Kjo përplasje vjen për faktin se kësaj here fleta e votimit do të jetë ndryshe nga zgjedhjet e fundit parlamentare. Në zgjedhjet e 25 prillit, veç renditjes së partive politike, do t’i bashkëngjiten edhe emrat e kandidatëve për deputetë, si emra preferencialë. Fleta do të përmbajë kandidatët për çdo qark. Pra për 12 qarqe do të kenë emra të veçantë kandidatësh.

    Fillimisht u hodhën tre modele, por që në thelb kishin dy variante, i pari lidhej me rreshtimin e partive dhe poshtë saj të numrave të kandidatëve, dhe tjetra renditja e partive së bashku me emrat e kandidatëve.

    Socialistët duan që fletë të jetë më e thjeshtë, ku të jetë varianti i numrave, pra jo i rreshtimit të emrave të kandidatëve për deputetë të çdo subjekti politik, pasi kjo do e bënte të vështirë votimin, sipas tyre. PD dhe opozita në bllok kërkon variantin që veç subjektit politik të renditen edhe emrat e kandidatëve, në të cilën votuesit duhet të japë preferencën për një emër.

    Ndryshimi i fletës me zgjedhjet e shkuara parlamentare

    Katër vite më parë fleta e votimit ishte më e thjeshtë. Ajo përmbante vetëm emrat e subjekteve politike, kryetarin e partisë dhe inicialet. Në krahun e majtë, përpara emrit ishte dhe logoja e partisë. Katër vite më parë fleta e votimit ishte më e thjeshtë, pasi kishte vetëm emrat e subjekteve të partive dhe zgjedhësit e vendosnin shënimit “X” apo “+” në krah të djathtë.

    Në zgjedhjet e fundit konkurruan 18 parti politike dhe asnjë koalicion. Ndërsa për zgjedhjet e 25 prillit janë 10 parti dhe 2 koalicione. Kjo fletë me emra kandidatësh do të dukej si një çarçaf dhe se kutia e shënimit të votës nuk do të jetë në krahun e djathtë, por në të majtë dhe poshtë siglës së partisë. Kjo do t’i ç’orientojë zgjedhësit.

    Ku ndryshon fleta e votimit e 25 prillit me atë të 25 qershorit dhe si

    Fleta e votimit për zgjedhjet e 25 Prillit e miratuar nga KQZ, është formati më i madh që është përdorur ndonjëherë, me përmasat 30 x 60 cm. Madhësia e fletës nuk ndryshon nga qarku në qark, por madhësia e shkrimit ndryshon nga një qark në tjetrin për shkak të numrit të kandidatëve. Emrat në Tiranë janë me gërma më të vogla për shkak se janë 36 kandidatë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!