×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kultivonin kanabis dhe mbanin armë zjarri në banesë, arrestohen 5 të rinj në Bulqizë

    Reporteri
    23 Shtator 2021 | 19:30

    5 persona janë arrestuar nga Policia e Dibrës, pasi akuzohen se kanë kultivuar lëndë narkotike dhe mbanin armë pa lejen e autoriteteve shtetërore.


    Mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit: Urim Murati 33-vjeç, banues në Halil, Fushë-Krujë, Edison Burgu 24-vjeç, Mirjan Burgu 29-vjeç, Bernard Sallaku 28-vjeç, Erblin Sallaku 28-vjeç, të gjithë banues në Bulqizë.

    Gjatë operacionit janë sekuestruar një armë zjarri automatik me 28 fishekë, si dhe një sasi prej 2.6 kg cananis, të cilat i posedonte 33-vjeçari Murati.

    Njoftimi i policisë:

    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Bulqizë, dhe Prokurorinë Dibër, bazuar në informacione dhe prova të mbledhura gjatë një hetimi 3-mujorë, ka rezultuar se shtetasit e lartëpërmendur, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, janë autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur ‘Golomeran’, në njësinë administrative Ostren, Bashkia Bulqizë.

    Gjatë operacionit shërbimet e policisë i kanë gjetur të fshehur shtetasit U.M., një armë zjarri automatik me 28 fishekë që i posedonte pa leje. Gjithashtu është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.6 kg cananis në proçes tharjeje.

    Këto shtetas akuzohen për veprat penale “Prodhim e shitje narkotikësh”, kryer në bashkëpunim, “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, “Armëmbajtje pa leje “ , “Moskallzim Krimi”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Vazhdon kontrolli i territorit për gjetjen dhe sekuestrimin e sasive të tjera të lëndëve narkotike në zonë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!