×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Kuvendi i Shqipërisë shkarkon Ilir Metën

    Reporteri
    09 Qershor 2021 | 15:07

    Ka përfunduar procesi i numërimit të votave të deputetëve shqiptarë për shkarkimin e presidentit Ilir Meta.


    Kuvendi ka votuar me shumicë shkarkimin e presidentit Meta, duke i hapur rrugë procesit në Gjykatën Kushtetuese që do e zgjidhë përfundimisht fatin e kreut të shtetit, shkruan Reporteri.net

    Në votim kanë marrë pjesë 115 deputetë, pasi nga 122 deputetë kanë munguar shtatë prej tyre, ku prej tyre 105 votuan pro, 7 kundër dhe 3 abstenuan.

    Pak më herët me 104 vota pro, 7 kundër, 2 abstenim dhe 1 fletë votimi që ishte e pavlefshme, Parlamenti miratoi raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor.

    Në fjalën e tij gjatë prezantimit të gjetjeve të hetimit, kreu i këtij Komisioni, Alket Hyseni tha se presidenti me veprimtarinë e tij ka kryer disa shkelje të rënda të kushtetuese, duke cenuar rëndë parimin e ushtrimit të sovranitetit nga ana e popullit dhe është sjellë arbitrarisht me pushtetin.

    Vendimi i Kuvendit tani duhet të shkojë për shqyrtim edhe në Gjykatën Kushtetuese, ku kërkohen minimalisht 5 vota që ai të miratohet dhe që përfundimisht Ilir Meta të largohet nga detyra e kreut të shtetit. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!