×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ky është 29-vjeçari me COVID-19 që vrau veten sot

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 12:50

    Një ngjarje e rëndë u raportua sot nga spitali “Shefqet Ndroqi”, ku 29-vjeçari që i dha fund jetës mësohet se është nga Durrësi.


    Xhino Koça ndodhej i shtruar në spital prej disa ditësh pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa në rrethana ende tronditëse mëngjesin e sotëm në orën 04:30 u hodh nga kati i tretë i spitalit.

    Xhino është djali më i vogël i dy prindërve të njohur nga Durrësi, stilistes Lira Koça dhe kreut të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça.

    Ngjarja tragjike ka shokuar opinionin publik durrsak. Policia ndërkohë informon se vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka ende një reagim publik mbi këtë rast.

    Spitali “Shefqet Ndroqi” mbajti një reagim në lidhje me këtë ngjarje të rëndë. “Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” shpreh dhimbjen për humbjen e jetës së 29-vjeçarit me inicialet Xh. K. i cili i dha fund jetës mëngjesin e sotëm, dhe i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij.

    I riu i konfirmuar me COVID-19, po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin “Shefqet Ndroqi”, me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e stabilizuar. Lidhur me arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente. Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” siguron qytetarët se do të vazhdojë të ofrojë me përkushtim dhe profesionalizëm, shërbim shëndetësor për pacientët që trajtohen në spitalin tonë”, thuhet në njoftimin për shtyp.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!