×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Ky është 32-vjeçari që u vra mbrëmjen e djeshme me breshëri automatiku në Durrës

    Reporteri
    25 Janar 2021 | 13:33

    Ky është Jetmir Bregu, i njohur edhe me emrin Ilir Kuçi, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit.


    Ndërkohë 32-vjeçari i cili fillimisht mbeti i plagosur, ndërroi jetë pak minuta më pas në spitalin rajonal të Durrësit.

    Në fillim u raportua për një konflikt çasti, por më vonë u tha se autorët qëlluan me breshëri kallashnikovi drejt 32-vjeçarit, që s’mundi t’i rezistojë plagëve të marra.

    Burime nga grupi i hetimit thanë për gazetën “Panorama.al” se Bregu ishte person problematik dhe qarkullonte me makina luksoze.

    Ngjarja dyshohet të ketë si motiv konflikte të mbartura të 32-vjeçarit, kjo nisur edhe nga ndryshimi i emrit nga Ilir Kuçi në Jetmir Bregu.

    VRASJA

    Sipas burimeve, atij i shkaktoi vdekjen plumbi që kishte marrë në kokë dhe ai në gjoks. Ndërsa plaga në këmbë nuk ishte vdekjeprurëse. Pasi qëlluan me breshëri në drejtim të Bregut pa dalë fare nga makina dhe të ndihmuar nga errësira dhe koha e keqe me shi e erë të fortë, autorët u larguan të qetë nga vendi i ngjarjes duke u zhdukur në drejtim të paditur pa lënë asnjë gjurmë. Policia është vënë në ndjekje të tyre, por deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme autorët mbeten të paidentifikuar.

    HETIMET

    Menjëherë u ngrit një grup i posaçëm hetimor, me në krye shefin e Përgjithshëm të Krimeve, Tonin Vocajn, për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë. Policia mblodhi çdo provë të mundshme në vendin e ngjarjes, që mendojnë se do ta ndihmojë për të hedhur më shumë dritë rreth këtij atentati, ndërsa hetimet po shtrihen në disa pista. Një nga pistat kryesore ku është fokusuar grupi i hetimit është e shkuara e 32- vjeçarit, i cili disa vite të jetës së tij i ka kaluar jashtë vendit. Për shkak të problemeve në shtetin fqinj, 32-vjeçari ka ndërruar edhe emrin. Policia po i mbështet hetimet te problemet që ai ka pasur jashtë vendit, por gjithashtu po verifikohen edhe konflikte të kohëve të fundit që ai mund të ketë pasur me persona të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!